Nëse një mesazh i tillë vjen në E mail–in tuaj mos e hapni është një virus

Një email i rrezikshëm  ka bllokuar me miliona adresa na mbarë botën. Ky lloj virusi i cili vjen në email mund të  mbyll skedarët në kompjuterin tuaj, hapja e të cilave është shumë i vështirë, shkruan Bota.al.

Përdoruesit e e-mailit janë paralajmëruar pasi mbi 23 milionë mesazhe të infektuara me virusin Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës – këtë javë.

E-mailat përmbajnë tema të ndryshme, si “please print” (ju lutem printoni), “photo” (foto), “documents” (dokumente) dhe “images” (imazhe) etj.

Mesazhet po ashtu vijnë me shtojcën ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të.

ZIP përmban skedarin Visual Basic Script (VBS) dhe nëse ekzekutohet, atëherë do të fillojë të shkarkojë virusin Locky.

Sapo procesi i shkarkimit të ketë përfunduar, ajo do të shtojë “.lukitus” extension në të gjithë skedarët e kompjuterit të infektuar të viktimës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button