Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë nesër do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të RM-së.

Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, Darmanoviq do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev, transmeton MIA. 

“Në suaza të vizitës pritet të shkëmbehen pikëpamje për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në sferat e interesit të ndërsjellë, si dhe për thellimin dhe diversifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe bashkëpunimi në planin e integrimit në BE dhe NATO, nevoja për ndërlidhje infrastrukturore, ndërsa do të bisedohet edhe për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e përbashkët evropiane. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button