E qep lukthin për të ngrënë më pak – (Foto)

Tashmë disa vite është bërë zakon në botën e shoubiznesit që edhe përkundër faktit se mund të keni një talent të madhe në muzikë apo aktrim, prapë nëse nuk e keni edhe trupin dhe pamjen seksi, rezultatet mund të mos jenë pozitive në karrierën tuaj, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe yjet e shoubiznesit bëjnë gjëra të çmendura për të pasur një trup super-seksi. Dhe këtij trendi duket se do t’i bashkohet edhe këngëtarja e famshme Mariah Carey.

Image

Në të vërtetë, ylli i muzikës kohëve të fundit gjithnjë e më shumë befason me forma të bujshme trupore, të cilat shpesh nuk arrin t’i mbaj brenda veshjeve që përdor. Dhe ajo tani e ka kuptuar se për shkak të peshës së tepërt, e ka më të vështirë të lëviz, sidomos kur duhet të vallëzoj gjatë interpretimit, pasi kilogramët e tepërt vërtetë janë bërë një problem.

Image

Shpesh ka qenë shënjestër e komenteve negative dhe sipas miqve të saj, ajo tani është frustruar me pamjen e vet dhe ka vendosur të humbë kilogramët e tepërt. Raportohet se ajo i është nënshtruar operimit të lukthit, duke e qepur atë dhe në këtë mënyrë ajo do të haj më pak ushqim, sepse ngopet më shpejt, sikurse miku i saj Jacques Houdek. Këngëtari në fjalë, 10 vite më parë kishte vendosur një balon uji në lukth për të zvogëluar oreksin.

“Një muaj më parë ajo ishte në operacion dhe menjëherë kanë filluar të shihen rezultatet”, ka deklaruar një mik i këngëtares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button