Gjykata e Apelit lejoi që “bombat” të shfrytëzohen si dëshmi edhe në rastin “Tank”

Gjykata e Apelit vendosi që “bombat”, gjegjësisht bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit luksoz të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, me çmim prej mbi 1 milion euro të shfrytëzohen si dëshmi për gjykimin e rastit “Tank”, njofton Portalb.mk.

Në Gjykatën e Apelit dje kishte seancë publike ku kryetarja e gjykatës, Liljana Ivanovska Shupovska dhe gjykatësit Arfim Fidani dhe Jani Niça vendosën pas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në seancë edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme kërkoi që “bombat” të mos shfrytëzohen si dëshmi me arsyetimin se i shkelet privatësia. Ajo mbroheshe me citimin e aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ndryshe, Gjykata e Apelit deri tani vendosi që “bombat” të jenë argumente në rastet “Tenderë”, “Dhuna në qendër”, “Treqind”, “Toplik”“TNT” dhe “Tank”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button