Inspektorët e DAP-it një dekadë nuk kanë trokutir në dyert e 40 ndërmarrjeve

40 ndërmarrje me renome në Maqedoni, plot 11 vite nuk janë vizituar nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), njofton Portalb.mk.

Në dekadën e kaluar, inspektorët tatimor asnjëherë nuk kanë trokitur në dyert e zyrave të tyre, por as nuk janë kontrolluar regjistrat e ndërmarrjes.

Për dallim nga ata, një pjesë e ndërmarrjeve private në Shkup dhe nëpër tërë shtetit, kanë qenë shpesh në shënjestër të inspektorëve të DAP-it, në to kanë hyrë në çdo gjashtë muaj.

Nga DAP konfirmojnë se ka pasur selektivitet gjatë kontrollimit dhe dënimit, por nuk zbulojnë se nga cilët sektorë janë ndërmarrjet të cilat janë mbrojtur.

Këto të dhëna do t’i tregojnë pasi që të mbarojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se pse një pjesë e ndërmarrjeve janë  privilegjuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button