28 milionë euro investim për rrugën Shtip – Radovish

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov sot prezantuan projektin e ri për rregullimin 23.5 kilometrave të rrugës Shtip-Radovish i cili do të kushtojë 28 milionë euro, raporton Portalb.mk.

Ky projekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me projektin e ri të cikleve të investimeve të Qeverisë së Maqedonisë ka paraparë të shpenzojë 28 milionë euro për rrugën Shtip-Radovish e cila është e gjatë 23.5 kilometra. Siç parashihet me projektin, rruga pritet të përfundojë në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021. Ky projekt parasheh edhe mirëmbajtje të së njëjtës për 5 vjet. Parashihet edhe ndërtim i aksit të rri rrugor”, tha Sugareski.

Ndërkaq drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, duke paralajmëruar edhe punimet në rrugën Gradsko-Prilep, tha se këto rrugë do të ndihmojnë lidhjen me Bullgarinë me qëllim të rritjes ekonomike”.

Ndryshe, ditë më parë u njoftua se për dy vjet, për sa pritet të përfundojë cikli i investimeve nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL), në Maqedoni për rregullimin e 26 rrugëve e autostradave pritet të shpenzojë 86 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button