Tramp deri te Kim Xhong-un: Mos na nënvlerësoni

Presidenti amerikan Donald Tramp sot dërgoi paralajmërime serioze deri te Koreja e Veriut në fjalimin para Parlamentit koreanojugor.

“Mos na nënvlerësoni. Mos tentoni”, ka deklaruar Tramp në porosinë e drejtpërdrejtë deri te lideri koreanoverior Kim Xhong-un dhe regjimi i tij.

Tram e paralajmëroi Kimin se me prodhimin e armës bërthamore dhe sisteme raketore, vendi dhe regjimi i tij nuk bëhem më të sigurtë.

Koreja e Veriut pohon se zhvillon armë bërthamore dhe raketa me të cilat do të mund t’i lansojë bombat bërthamore deri te shtetet fqinje, madje edhe deri në SHBA.

трамп кореја парламент

Ai ka theksuar se në Korenë e Veriut mbisundojnë kushte të këqija për jetë dhe uri në “kushte të regjimit policor”, duke shtuar se ushtarët e SHBA-së kanë luftuar dhe kanë vdekur për lirinë e Koresë.

Trampi u bëri thirrje të gjitha shteteve të civilizuara të bashkëngjiten në paralajmërimin e përbashkët deri te Koreja e Veriut. Apeli është dërguar para së gjithash deri te Rusia dhe Kina, të cilat ende mbajnë lidhje të caktuara ekonomike me Korenë e Veriut.

Në suaza të turneut të rij aziatike, në të cilën ka dominuar çështja e Koresë së Veriut, Tramp është takuar me presidentin koreanojugor Mun Kae-in, ndërsa për shkak të mjegullës është dashur ta anuolojë vizitën në kufirin mes Koresë së Veriut dhe të Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button