Më thuaj si vishesh, të të them çfarë tipi je!

Pavarësisht modës, stili personal mbetet ai që merr peshën kryesore në fund. Nëse visheni vetëm me të zeza, as që do t’ju interesojë se roza është tendenca e sezonit. Nëse visheni ngushtë, masat ‘over-size’ bëjnë mirë të dalin shpejt nga qarkullimi, shkruan Bordo.al. 

Kështu, secili nga ne shpërfaq edhe karakterin në bazë të zgjedhjeve për garderobën. Nëse po mendoni se ky shkrim nuk lidhet me ju, që as nuk e mendoni se çfarë të vishni ose jo, atëherë gaboheni. Edhe kjo është një zgjedhje!

Ne sot do t’ju paraqesim pak karakteristika nga personaliteti juaj lidhur me stilin personal, e pse jo, ndoshta ju inspirojmë për të ndërruar disi mënyrën e të veshurit, apo ndoshta do t’ju shtyjmë për krejt të kundërtën. Mbetet vetëm ta zbuloni:

Vesh vetëm neutrale dhe nuk eksperimenton me aksesorë
Mund të keni ngecur në një rutinë psikologjike, dhe ndiheni shumë komfort me këtë gjendje stabël. Ekziston mundësia që edhe të frikësoheni nga ‘rreziku’ se mos tërhiqni vëmendje.

Adhuron masat dy herë më të mëdha se masa normale
Ndoshta e shihni trupin tuaj në një mënyrë që të tjerët nuk e shohin, ashtu sikurse dëshironi të shpërfaqni natyrën e shkujdesur, që nuk iu karakterzion gjithmonë…

Nuk vishesh sipas moshës tënde
E shpreh moshën që ndjen se je, nëpërmjet paraqitjes. Kjo vlen edhe për rastet kur veshja bën të dukesh më e madhe nga mosha reale.

Je gjithmonë me rroba pune
Ti e karakterizon veten me punën, çdo gjë lidhet me të (edhe pa e kuptuar ju vetë!), dhe veshja nuk ka se si t’i shpëtojë një ‘fati’ të tillë!

Kokë e këmbë me copë me dizenjo
Bindja juaj është veç një: meritoni një shumë të majmë dhe respekt maksimal nga të tjerët. Sepse, sipas jush, kështu fitohet statusi në një shoqëri.

Stili yt është shumë…indiferent!
Kjo tregon vetëm diçka – nevojat e familjes tuaj janë prioritet, vihen mbi gjithçka dhe nuk keni kohë aq shumë për veten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button