Larje hesapesh në Riad të Arabisë?

Ka qenë një fundjavë me tension të lartë dhe bujë të madhe ajo që sapo lamë prapa në Lindje të Mesme, që për motive dhe situate të ndryshme e ka vendosur Arabinë Saudite në qendër të syrit të madh mediatik të politikës ndërkombëtare, shkruan Bota.al.

Fillimisht lajmi për raketën balistike e interceptuar dhe e shkatërruar në afërsi të aeroportit të Riadit dhe i lëshuar nga Jemeni, nga zonat veriore afër kufirit saudit të kontrolluar nga rebelët houthi. Pak orë më pas ka ardhur lajmërimi – akuzë tronditës dhe në shumë aspekte i papritur i Kryeministrit libanez Saad Hariri, i cili gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin saudit ka formalizuar dorëheqjen e tij ng ekzekutivi libanez, duke sulmuar formalisht Iranin dhe Hizballahun, fajtorë sipas tij se kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht, siç i ndodhi babait të tij Rafi, dhe se duan ta zhysin vendin në kaos dhe – ndoshta kjo është edhe frika më e madhe – drejt një konflikti të ri rajonal me Izraelin.

Së fundi, gjatë natës është përhapur lajmi për një seri arrestimesh ndaj princave (11) dhe ministrave të ndryshëm të mbretërisë (rreth 40), në kuadër të një operacioni antikorrupsion të drejtuar nga komisioni i ri ad hoc i krijuar pak orë më parë nga i kudondodhuri Princ Trashëgimtar Mohammed bin Salman (MbS). Midis të arrestuarve të njohur janë filantropi dhe afaristi, Princi Alwaleed bin Talal, aksionist i Citigroup, NewsCorp e Twitter, titullari i Ekonomisë Adel Fakeih, por mbi të gjitha kreu i Gardës Kombëtare, Princi Mutaib bin Abdallah, personalitet influent ne sferat e larta saudite, pse jo edhe referim i rëndësishëm i ish Princit Trashëgimtar dhe ish Ministrit të Brendshëm Mohammed bin Nayef, i larguar dhe i vendosur në arrest shtëpie nëpërmjet një edikti mbretëror të firmosur nga monarku Salman në muajin qershor.

Një sulm në të gjithë fushën, që prek shumë nivele paralele interesash dhe që ka dy objektiva: një legjitimin i plotë dhe i fortë i MbS në planin e brendshëm dhe një forcim të konfliktit rajonal me Iranin. Por le të ecim me ngadalë dhe të provojmë të shikojmë kuptimin e këtyre iniciativave kaq të ndryshme e kaq të rëndësishme, duke kërkuar të nënvizojmë karakterin e kontinuitetit politik në termat e dimensioneve operative dhe të korelacioneve brenda – jashtë.

Është e pamohueshme që iniciativat e fundit të Princit janë sa të bujshme, aq edhe praktikisht të rëndësishme, përveçse shënojnë në mënyrë të qartë një tentativë modernizimi të shtetit e të shoqërisë saudite, ato përfaqësojnë në fakt një tentativë ndryshimi të paradigmës sociale, jo pa kontradikta, për sa sjell nevojën e ripërkufizimit të një “kontrate sociale” të re në kuptimin më demokratik. Por në optikën saudite dhënia e privilegjeve ndaj nënshtetasve nënvizon praninë e disa aspekteve politike të prirur nga njëra anë që të krijojnë simpati jashtë në mënyë që të ushqejnë një imazh të pastruar të mbretërisë dhe, nga ana tjetër, të forcojnë strategjitë afatgjata e trashëgimtarit të fronit në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Arrestimet e personaliteteve të rëndësishme kanë mundëusar që të pastrohet fusha e MbS-së nga dy konkurrentë të rëndësishëm në planin ekonomik e politik, dimensione në të cilat trashëgimtari i fronit po luan dy ndeshjet më të rëndësishme për sa i përket legjitimitetit dhe përgjegjësisë.

Duke shfrytëzuar kërkesat e shtresave popullore më të reja (70% e popullsisë së përgjithshme është nën 30 vjeç dhe mbi 30% e saj vuan papunësinë rinote), MbS-ja po kërkon një angazhim të vështirë me një shtresë të saktë dhe shumë të gjerë të 32 milion nënshtetasve – qytetarëve sauditë, që në rast të një rezultati pozitiv mund t’i mundësojnë që të shndërrohet në emblem dhe simbol të një “revolucioni” kulturor e social. Kjo do të përfaqësonte një sukses personal të jashtëzakonshëm për t’u shpenzuar në planin e brendshëm në termat e stabilitetit të mbretërisë, pse jo edhe të prestigjit dhe të autoritetit të tilla sa t’i garantonin një betejë të mundshme finale me ato sfera të larta civile e fetare të shtetit saudit akoma kundër tij.

Në këtë kuptim, aktivizmi i Princit synon që ta pastrojë fushën nga interference në proveprimin e tij, por njëkohësisht synon të ridimensionojë rolin e fetare dhe/ose të të gjithë atyre që mund të interferojnë me ambiciet/iniciativat e tij. Faktikisht, në vijueshmëri me sa është bërë nga Mbreti Abdallah (2005-2015), monarku i mëparshëm, synon që të prishë atë balancë pushteti të markës saudite që shikon kryesisht një zhbilancim të pushteteve ndaj klerikëve, vartës të sferës fetare, por edhe njerëz që i njohin familjes al-Saud një legjitimitet politik dhe shpirtëror si gardianë e vendeve të shenjta të islamit. Një aksion i shumëfishtë në shumë fronte që synon të ridimensionojë faktorin fetar, duke e destrukturuar dhe duke e paraqitur si instrument të nënshtruar ndaj dimensionit politik.

Nëse në planin e brendshëm është e nevojshme të shtrëngohen radhët, kompaktësimi i opinionit publik dhe eliminimi i kundërshtimit nëpërmjet një procesi modernizimi të temperuar të shtetit e të shoqërisë, në frontin rajonal e ndërkombëtar, aksioni politik i sovranit të ardhshëm mbështetet mbi një shtyllë të vetme: një politikë e fortë armiqësie ndaj Iranit. Në një farë kuptimi kjo fazë përfaqëson plantin e jashtëm të strategjisë të MbS-së, një vision politik i bazuar mbi frenimin e kundërshtarit gjithsesi në vijueshmëri në mënyra dhe në afate respektivisht paarardhësve të tij. Elementi i risisë qëndron sin ë ripërkufizimin e karakterit të konfrontim – përplasjes me Iranin, ashtu edhe në zgjerimin e skenareve të krizës. Takimet në Riad me përfaqësuesit shiitë irakenë, si Kryeministri Haider al-Abadi dhe Moqtada al-Sadr, sugjerojnë një tentativë të establishmentit saudit për ta shikuar nga frenimi iranian duke e vënë theksin më shumë mbi krijimin e një koalicioni të mundshëm mbi bazën e origjinës së përbashkët arabe më shumë sesa një faktor thjesht fetar, duke shkuar – të paktën në dukje – përtej dikotomisë klasike sunizëm – shiizëm. Zgjedhja nuk është e diktuar nga një qetësim i papritur ndaj besimtarëve shiitë, sesa më shumë e diktuar prej mundësinë së kufizimit të influencës iraniane në rajon duke e copëzuar kampin kundërshtar. As llogaritja jo shumë e fshehur (gjeo)politike saudite bazohet mbi dëshminë se duke mos arritur apo duke mos mund ta dobësojë drejtpërsëdrejti aksionin politik iranian në Lindje të Mesme, parasëgjithash synohet që të ushqehen përçarjet në kampin kundërshtar në tentativën e kompaktësimit të frontit tënd. Një rivalitet i ushqyer ndër vite dhe i rënnjosur kudo në rajon, nëpërmjet atye të ashtuquajturëve skennarë proxy (si për shembull Siria apo Jemeni), në të cilët grindja iraniaano – saudite pasqyron dimensione që shkojnë përtej përfaqësimit të thjeshtë fetar të konfrontimit midis shiitëve dhe sunitëve.

Në këtë kuptim, nëse gjeopolitika dhe teatra rajonalë bëhen edhe një herë akoma çelësat interpretues për të analizuar, të paktën pjesërisht, ndeshjen midis Riadit e Iranit, tensionet në Liban ofrojnë kontekstin idean në të cilin futet lufta në rritje për pushtet midis Iranit dhe Arabisë Saudite në rajon. Në fakt, dorëheqja e bujshme e Hariri, përveçse thërmon spektrin tashmë të brishtë dhe jashtëzakonisht të ndryshueshëm politik libanez dhe e fut vendin në një klimë pasigurie dhe, potencialisht, paralize të zgjatur politike, mund të çojë në një pjesëmarrje të rinovuar të Hizballahut, lëvizja lokale shiite, në qeverisjen e re. një prej partnerëve më të besuar të Teheranit në Lindje të Afërt, Hizballahu është një aktor kyç në luftërat në Siri e në Jemen, aq sat ë kontribuojë me mbështetjen e tij politike dhe ushtarake në favor të regjimit të al Assad dhe të rebelët houthi në Jemen për ta dobësuar levën saudite në rajon. Por nëse shënjestra quhet Hizballah, objektivi final mbetet Irani. Prandaj, edhe një herë akoma, Libani rrezikon de facto të bëhet viktimë jo vetëm e tensioneve iraniano – saudite, por edhe të shërbejë, me shtytjen e njërës palë apo të tjetrës, si instrument për një konflikt të ri midis Hizballahut dhe Izraelit, me paosja të drejtpërdrejta e të paparashikueshme në të gjithë Lindjen e Mesme.

Mbi bazën e këtyre konsideratave të shkurtëra mund të deduktohet se zgjedhjet politike e hartuara nga drejtuesit e ri sauditë rrezikojnë që ta përmbysin gjithçka, duke ripërcaktuar aleanca dhe strategji gjeopolitike në brendësi të kufijve kombëtarë e rajonalë. Situata këto të pritura që të thellojnë më tej të çara historikisht të pazgjidhshme, pse jo edhe të favorizojnë përhapjen e tendencave të reja e më të rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button