Konsumatorët të zemëruar pasi Nutella e ka ndryshuar recetën

 Nutella sërish është në qendër të kritikave nga konsumatorët – kësaj radhe sepse e ka ndryshuar recetën.

Konsumatorët janë të hidhëruar dhe e kritikojnë Ferero Roshe se e ka ndryshuar recetën për kremin e tyre të preferuar prej lajthie.

Konfirmimi nga Ferero Roshe erdhi pasi u vëzhguan ndryshime në grupin gjerman të mbrojtjes së konsumatorit. Kremi do të përmbajë më shumë sheqer dhe kështu do të jetë më e lehtë që të lyhet buka. Përkatësisht, në Nutellën e re do të ketë qumësht 8.7% (në vend të 7.5%) dhe sheqer në rritje – në vend të 55.9%, tani Nutella do të përmbajë 56.33%. Dhjetëra mijëra konsumatorë në rrjetet sociale kanë shprehur mosmarrëveshjen e tyre lidhur me ndryshimet e kremit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button