Rama: Nga lufta kundër krimit fiton Shqipëria

Operacioni policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar do të asistohen në terren nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe, njofton Top Channel.

Kryeministri Edi Rama thotë se lufta me krimin nuk është lojë politike dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë.

“Nga lufta fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj, ndërsa nga loja ziejnë kazanët e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por edhe për të penguar drejtësinë e re që po vjen”, shkruan Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button