Vdes një punëtor pas rrëzimit nga skelja

Gjashtëdhjetë e njëvjeçari S.A.  ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rrëzimit nga skelja gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Gjevgjeli.

Siç informon MPB, vdekje pa shenja të dhunës është konstatuar nga ana e një mjeku të Ndihmës urgjente mjekësore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike Gjevgjeli.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi pa jetë është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore Shkup që të kryhet autopsia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button