Një vit i rëndësishëm për Panairin e Librit

Po afron data e Panairit të Librit të Tiranës.

Këtë herë, Panairi nis më 15 nëntor duke shënuar kështu vitin e tij të 20-të. Një datë e rëndësishme për Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që kanë arritur ta çojnë përpara këtë traditë, njofton Revista Class.

“Me date 15 nentor, në oren 9.00, hap dyert Panairi i 20 i Librit, Tirana 2017. Ju ftojme te jeni te pranishem ne te gjitha ditet e Panairit, i cili ju jep mundesine te gjeni ne nje vend, ate qe çdo lexues deshiron: te shihni, te shfletoni, te zgjidhni librin tuaj, te takoni autorin, perkthyesin, botuesin… Nje takim promovimi i vertete per librin, pjesa me e rendesishme e dijes dhe e kultures”, e promovon Shoqata Panairin në faqen e eventit.

Panairi i Librit është aktiviteti më i madh i këtij lloji në Shqipëri që mbledh shtëpi botuese, shkrimtarë, përkthyes dhe bëhet qendër e shpërndarjes së ideve dhe diskutimeve për librin, ndërkohë që është edhe skena e debutimit të shumë titujve të rinj.

Panairi mbyllet me çmimet për shkrimtarët dhe përkthyesit.

Ai nis të mërkurën në orën 09.00 dhe do të vazhdojë deri pasditen e së dielës, në 19 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button