Një arsimtar në mënyrë fizike e ka sulmuar djalin e tij

Një shkupjan ka denoncuar rast në polici se në shkollën fillore “26 korriku” personi Z.K (50) nga Shkupi, i punësuar si arsimtar në shkollë, në mënyrë fizike e ka sulmuar djalin e tij 12 vjeçar, njofton nga MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Sipas denoncimit, ai e ka goditur fëmijën në pjesën e fytyrës, me çka i ka shkaktuar lëndim të dukshëm nga ana e majtë e fytyrës. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button