Makinat e reja ndotin më shumë se sa mendohet!

Sipas një studimi të realizuar nga organizata ekologjike KNTP, makinat e reja në Evropë konsumojnë më shumë lëndë djegëse sesa prodhuesit pretendojnë dhe kështu ndotin më shumë mjedisin, njofton Dojçe Vele.

Automjetet e reja, sipas një studimi të Këshillit Ndërkombëtar për Transport të Pastër (KNTP), konsumojnë mesatarisht 42% më shumë karburant sesa thonë prodhuesit. Sipas kësaj organizate ndërkombëtare, hendeku midis të dhënave zyrtare dhe konsumit aktual është më i madh sa kurrë. Studimi i parë mbi këtë temë, i kryer në vitin 2013, tregoi një diferencë prej 25% ndërmjet gjendjes reale dhe asaj që pretendojnë prodhuesit, përcjell Portalb.mk

Konsumimi më i madh i karburantit do të thotë jo vetëm barrë më e madhe financiare për shoferët të cilët japin çdo vit mesatarisht 400 euro më tepër se shuma e përllogaritjeve që bëjnë kur blejnë një makinë, por kjo do të thotë më shumë ndotje për mjedisin jetësor për shkak të shkarkimit të sasive të mëdha të dioksidit të karbonit (CO2). Organizata KNTP, e cila zbuloi skandalin e shkarkimit të sasisë së tepërt të gazrave nga Volksvagen, analizoi të dhënat nga rreth 1.1 milion makina nga tetë vende evropiane.

karburant

Konsumi i karburantit të makinave është deklaruar në përputhje me testet e kryera nën kushte të caktuara në laboratorët përkatës. Që nga shtatori, për modelet e reja të automjeteve do të hyjnë në fuqi rregulla më rigoroze, të cilat rregulla do të zbatohen për të gjitha makinat e prodhuara rishtazi nga vjeshta e ardhshme. Hulumtuesit në KNTP presin që testimet e reja të pasqyrojnë më mirë kushtet reale të vozitjes për të bërë të mundur që të përgjysmohet dallimi midis asaj që thonë prodhuesit dhe konsumit real i karburantit.

Megjithatë, supozohet se edhe në të ardhmen do të ketë “vrima”, prandaj është e nevojshme të prezantohen masat ndëshkuese unike evropiane që do të preknin prodhuesit e makinave që do të përdorin truke të tilla dhe të dhëna të gabuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP