Shtyhet gjykimi për rastin “Trust” ku i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan

Rreth një orë ka zgjatur sot përpjekja për të filluar seanca për rastin   “Trust”  ku i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe përveç tij në rast të dyshuar janë edhe tre persona juridik dhe dy persona fizik, mes të cilëve edhe menaxhuesit e firmave “Transmet”, “Sileks”, dhe “Bato” nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të Elektranëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Seanca është shtyrë për 14 nëntor.

Në sancë të pranishëm ishin prokurorët e PSP-së, Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro si dhe të gjithë të akuzuarit si dhe përfaqësuesit e personave juridik në mbrojtjen e tyre.

Megjithatë prej fillimit, avokati i mbrojtjes, Sanja Aleksiq tha se ata nuk e kanë dokumentin e kompletuar nga aktakuza, gjegjësisht se ata nuk e kanë marrë listën me dëshmi.

Bubevski para gjykatëses Lidija Trajkovska Zimbovska tha se PSP e ka kryer punën e vet me atë që deri te Këshilli për Verifikimin e Aktakuzës e ka dorëzuar gjithë aktakuzën edhe atë me disa kopje por se mosveprimi ishte në Gjykatë që nuk e paraqiti atë në mbrojtje.

Pas pothuajse gjysmë ore të bindjes, prokurorët dhe avokatët mbrojtës shkëmbyen materiale USB me  listë të dëshmive, prandaj gjykata e caktoi seancën dëgjimore më 14 nëntor.

Ndryshe, sipas akuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë përzier tender me ELEM-in me vlerë prej 17 milionë euro.

LEXO: Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button