Turqia e shqetësuar për qytetarët e saj në SHBA

Ankaraja është thellë e shqetësuar për rastet juridike kundër shtetasve të Turqisë në SHBA, kumtoi Ambasada turke në Uashington, duke vlerësuar se vendimi që pjesërisht të ngritet dhënia e vizave në ambasadat e SHBA-së dhe Turqi, megjithatë është përparim pozitiv.

Ambasada e Turqisë kumtoi se funksionarët turq do të vazhdojnë të takohen me kolegët amerikanë me qëllim që rastet të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme.

Turqia nuk ka ofruar kurrfarë garanci për punonjësit në konsullatat e SHBA-së në Turqi, kumtoi Ambasada, duke theksuar se nëse punonjësit konsullorë arrestohen në Turqi, kjo do të jetë për shkak të punës që e kryejnë, por për shkak se akuzohen për “krime serioze”.

Shërbimet konsullare amerikane në Turqi pjesërisht e kanë ripërtërirë procesin e dhënies së vizave. Një burim nga qeveria turke theksoi se Ankaraja me siguri do ta ndjekë hapin e tillë të Uashingtonit, që do të ishte hyrje në tejkalimin e krizës diplomatike midis dy vendeve.

Siç lajmëron MIA, pothuajse një muaj ishte suspenduar dhënia e vizave amerikane për shtetasit turq, që ishte përcjell me përgjigje reciproke të Ankarasë.

Kriza diplomatike filloi kur autoritetet turke arrestuan një nëpunës nga kombësia turke në konsullatën amerikane për shkak të gjoja lidhjeve me predikuesin Fetulla Gylen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin qeveria turke e konsideron si organizator në tentimin për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button