Të do apo s’të do? Jo nëse një djalë bën këto 7 gjëra…

Në mendjen tuaj, mund të jeni të lidhur. Ju dilni vetëm me të, ai del vetëm me ju, gjithçka shkon për mrekulli.

 

Megjithatë, njerëzit kanë shumë dëshirë ta gënjejnë veten (hajde kuptoje pse!), dhe sado sinjale të kuqe të marrin, e gjejnë një mënyrë për ta shfajësuar “zemrën” e tyre. Miqtë tuaj me siguri rrotullojnë sytë sa herë ju gënjeheni dëshpërimisht me një zemër të kuqe dërguar në Whatsapp.

Megjithatë, mjaft! Mos u bëni për të ardhur keq. Asgjë e keqe nuk ndodh nëse ngeleni single, përkundrazi, mund të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë!

Nëse vërtet nuk bëni dot dallimin midis një djali serioz në lidhje me ju, dhe një djali player, na lejoni t’jua bëjmë gjërat e qarta, shkruan Bordo.al. 

1. Ai ju shkruan vetëm gjatë fundjavës… dhe zakonisht në orë të vona

Nëse nuk kujtohet për ju gjatë javës, as edhe me një mesazh të thjeshtë “Si të shkoi dita?”, por vetëm në fundjavë, vonë, pasi ka dalë me miqtë e tij… na vjen keq, por ai po luan fuqishëm me ju.

Në mendjen e tij, ai i ka mbaruar të gjithë njerëzit e rëndësishëm, ndaj kujt i erdhi radha? Oh, asaj vajzës që rri dhe pret mesazhet e tij!

Mos e lejoni veten të bëheni një “kalim kohe” për dikë. Askush nuk duhet të jetë në një situatë të tillë.

 

2. Ai ju shkruan vetëm kur është xurxull

Dua Lipa e ka thënë mirë: “Don’t pick up the phone / You know he’s only callin’ ’cause he’s drunk and alone” – “Mos e ngri telefonin / Ti e di që ai po të merr vetëm sepse është xurxull dhe i vetmuar”.

Kushtojini ndonjëherë rëndësi tekstit, jo vetëm melodisë!

Pastaj, nuk e kuptojmë. Kur ka qenë ndonjëherë bukur të flasësh me një person të bërë thumb? Ngrijini standardet vajza, hë de!

 

3. Ai ju flet për vajza të tjera

Një nga gjërat më të parespektueshme që mund të bëjë një mashkull, është të flasë për femra të tjera me ty. Nuk po flasim për shoqe të tij, nuk duhet të jeni xheloze të sëmura, por nëse ai flet në mënyrë seksuale për një femër tjetër… a ka vërtet nevojë për shpjegim?

 

4. Ai nuk ju prezanton me miqtë e tij

Kjo shenjë është një flamur i madh i kuq në fytyrën tuaj. Nëse ai ju fsheh sikur t’i vijë turp nga ju, ashtu siç ne fshehim një njollë në bluzë, si mund ta lejoni t’ju trajtojë në mënyrë të tillë?

Jepi duart, shoqe!

 

5. Duhet të bëni seks sa herë dilni me të

Kujtohuni: Kur ka qenë hera e fundit që thjesht keni dalë me të? Takimi i parë? I dytë?

Që kur keni bërë seks bashkë, ai nuk njeh më vende të tjera për t’ju çuar, përveçse në shtrat.

Mund ta pëlqeni seksin me të, por ju pëlqen që ai t’ju trajtojë si kukullën e tij personale? Sa herë ju kanë folur miqtë tuaj kundra zakoneve tuaja? Tani duhet ta bëjë edhe një revistë?!

 

6. Ai është fjalëpak… përveçse kur i leverdis

Telefonatat nga ai nuk ekzistojnë, por mbase i falet, meqë në 2017 askush nuk merr më në telefon, pëveç mamit.

Por edhe kur bisedoni në Whatsapp, ai përgjigjet si me përtesë, me një-dy fjalë. Nuk ndodh asnjëherë të çojë mesazh pasi e keni mbyllur bisedën, përveçse kur mesazhi është “Hej… je për seks?”.

Ok, mbase jo kaq drejtpërdrejt, por “Hej… je për të dalë?” do të thotë “Je për të dalë dhe për t’u futur në shtratin tim?”

 

7. Ai nuk vjen asnjëherë te ju

Nëse jeni ju ajo që duhet të shkojë tek ai, sepse zotëria përton të ecë, fillimisht, mos e lejoni më veten tuaj të bëhet copash për të.

Së dyti, jepini fund. Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta. Ju e dini fort mirë që diçka nuk shkon, dhe na besoni, intuita nuk gënjen kurrë.

Në vazhdim, do të dalë dikush më i mirë në skenë. Edhe nëse jo, siç thotë ajo fjala e urtë lexuar në statuse Facebook-u “Më mirë një jetë vetëm, se sa një minutë në shoqëri të keqe“!

Are you feeling the love? - For A Digestive Peace of Mind ...

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button