Ahmeti në takim me ambasadorin francez, kërkon hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka realizuar sot në Shkup takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.

Bashkëbiseduesit, siç njofton zyra për informim e BDI-së, diskutuan rreth zgjedhjeve lokale, situatës politike, proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin Euroatlantik të vendit.

Ahmeti e përsëriti qëndrimin për gjykimin e Lagjes së Trimave që përfshin hetim ndërkombëtar, komision anketues në Kuvend dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Në lidhje me reformat, Ahmeti tha që BDI është duke i prirë reformave në Kuvend dhe në Qeveri si parakusht të realizimit të përkushtuar që të vijojë, siç shtohet, procesin reformues me po të njëjtin vrull pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ahmeti  në takim, njoftojnë nga BDI, ka folur edhe për intensifikimin e përpjekjeve për tejkalimin të kontesteve me fqinjët dhe zhbllokimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Brukselit.

“Periudha para nesh i takon zbatimit të politikave që përkrahen nga qytetarët”, ka theksuar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button