Tevdovski: Rritja e akcizës së naftës është ekonomikisht e arsyeshme

Ministria e Financave konsideron se vendosja e akcizës tek nafta prej tre denarëve prej 1 janarit të vitit të ardhshëm është ekonomikisht e arsyeshme dhe vendimi i propozuar nuk duhet të tërhiqet.

“Jemi të hapur ndaj opinionit. Duhet të respektohet ajo që për herë të parë në historinë e Maqedonisë në buxhet të pambyllur nga Qeveria dalim dhe i kumtojmë qëndrimet tona. Rreth akcizës mendojmë se interpretimet ekonomike i dhamë dhe ka hapësirë për rritje. Deri më tani nuk dëgjova ndonjë qëndrim i cili jep logjikë tjetër ekonomike në të”, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski i pyetur sot nëse mund të tërhiqet propozimi për rritje të akcizës së naftës për tre denarë, transmeton MIA.

Theksoi se Ministria e Financave e jep propozimin dhe se qëndron fuqishëm pas tij.

“Në Maqedoni për herë të parë prej vitit 1991 kemi debat edhe në mediume, ndërsa grupet e interesuara i thonë qëndrimet e veta dhe kjo është mirë dhe kjo mund të çojë përpara. Por, qëndrimi im është se duhet të shohim më shumë se një vit. Ta shohim periudhën më të madhe dhe të themi se ku duam të lëvizim”, tha Tevdovski.

Theksoi se me buxhetin për vitin 2018 për herë të parë pas shumë viteve fillon të bëhet konsolidim fiskal në Maqedoni.

“Kemi deficit buxhetor prej 2,9 për qind dhe shkohet në 2,7 për qind. Na duhet diçka në anën e shpenzimeve në mënyrë që ajo të bëhet edhe temë kryesore nga aspekti i financave duhet të jetë aty”, tha Tevdovski.

Akciza vendoset prej 1 janarit tek diseli dhe tek vaji ekstra i lehtë për amvisëri, sepse, siç sqaroi ministri, implikimi kryesor buxhetor është tek diseli, por rritja e akcizës tek vaji ekstra i letë është për arsye se ato duhet së bashku të lëvizin dhe të mos ndahen shumë, sepse mund të shfrytëzohet në mënyrë të parregullt.

Propozimi i Ministrisë së Financave duhet të votohet nga ana e Qeverisë, ndërsa Propozim-buxheti nga Qeveria në Kuvend të dërgohet më së voni deri më 15 nëntor.

Lidhur me rritjen e rrogave vetëm në disa sektorë të caktuar, tha se për momentin nga aspekti i mundësive financiare të shtetit prioritet janë rritjet në arsim dhe shëndetësi, siç është propozuar nga pesë për qind.

Shtoi se janë paraparë edhe rritje të cilat janë përcaktuar me ligj, përkatësisht harmonizim me pensionet.

Ministri kumtoi se përfundimisht me tetorin ka pagesë të mirë të të ardhurave në Buxhet dhe se pret që kjo të vazhdojë, ndërsa arka shtetërore të jetë në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button