Garë e nxehtë për ministër të Shëndetësisë, të gjitha partitë e dëshirojnë këtë vend

Deri në fund të javës me siguri do të dihet se kush do ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Këtë për NOVA TV e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev i cili theksoi se negociatat janë shtyrë për shkak udhëtimeve zyrtare të tij, njofton Portalb.mk.

“Akoma nuk kemi biseduar për shkak udhëtimeve të mia. Por, besoj se deri në fund të javës do të bisedojmë me koalicionet partnere”, tha Zaev.

Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve Ziadin Sela tha se presin ftesë nga kryeministri që të ulën të bisedojnë. Ai është decid se do ta kërkojnë Ministrinë dhe nuk do të pranojnë ndryshim në lidhje me marrëveshjen paraprake.

“Unë nuk jam kryeministër që të mund të ftoj në takim të përbashkët. Por ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim nga ajo që është marrë vesh më parë”, tha Ziadin Sela.

Në rrethet politike dhe shëndetësore tashmë po kalkulohet për disa emra, por nuk ka konfirmim se cili prej tyre është trashëgimtar i mundshëm i Taravarit. Janë të dukshme pretendimet serioze të koalicioneve partnere për këtë drejtim, por edhe funksion i vështirë dhe përgjegjës. Nga BDI nuk fshehin se kanë dëshirë ta marrin këtë vend atraktiv.

“Ky është vend i mirë ministror dhe BDI dëshiron ta ketë. Por dëshirat janë një gjë, ndërsa bisedimet diçka tjetër, kështu që nga rezultati i bisedimeve do të varet se kush do ta marrë. Në çdo rast në këtë vend nevojitet njeri serioz që i din problemet përbrenda”, deklaroi drejtori i Këshillit shëndetësor i BDI-së, Ilir Hasani.

Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka ministër të Shëndetësisë edhe pse zgjedhjet përfunduan. Arben Taravari javën e kaluar e mori funksionin e kryetarit të Komunës dhe gjatë kohës së fushatës nuk mundi t’i kryej obligimet e punës edhe pse orët e mëngjesit ka shkuar në punë për pak në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në situatë kur vendi mbetet i zbrazët, punët i ndërmerr zëvendësministri Goce Çakallarovski. Megjithatë, ai nuk mund t’i bart vendimet kyçe, as të zbatojë reforma dhe për këtë shkak shumë punë në Ministri janë stopuar dhe nuk mund të funksionojnë.

Në rrethet shëndetësore tashmë po komentohet se është humbur kohë e vlefshme në pjesën e reformave në shëndetësi edhe atë, nga ardhja e Arbenit deri tani, siç thonë, nuk ka pasur asnjë ndryshim sistematik. Shumë kohë po humbet deri në ardhjen e ministrit të ri, thonë njohësit e problemeve.

LEXO: Ja nga cili qytet do të vjen ministri i ri i Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button