Ramiz Merko edhe zyrtarisht e mori postin e kryetarit të Strugës (VIDEO)

Kryetari i ri i Strugës, Ramiz Merko, sot edhe zyrtarisht e ka marrë postin e tij si udhëheqës në këtë komunë, njofton Portalb.mk.

Ai gjatë marrjes së detyrës, deklaroi se do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve, ndërkaq prej nesër tha se strugën e pret një frymë e re.

“Falënderime për kryetarin e deritanishëm, falënderime edhe për Komisionin Komunal Zgjedhor që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë demokratike dhe korrekte. Falënderojmë të gjithë votuesit, edhe ata që na votuan dhe ata që nuk na votuan. Ne jemi shpresë e re që nga nesër, atë e kemi thënë edhe në fushatë, ai do të jetë edhe motivimi ynë. Mjaft kanë qenë ndarjet, mjaft kanë qenë problemet, të jetojmë bashkë për të ardhmen e qytetarëve. Unë do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim feje apo nacionaliteti”, tha Merko.

Ndryshe, Merko i fitoi zgjedhjet në Komunën e Strugës, ndaj kundërkadidatit nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me diferencë prej përafërsisht 800 votave.

struge

Këshilli Komunal i Strugës është i përbërë nga 8 këshilltarë të Aleancës për Shqiptarët, 7 të LSDM-së, 6 të BDI-së, 4 të VMRO-DPMNE-së dhe 2 të Lëvizjes BESA.

STRUGA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button