Nju Jork: Mijëra garues morën pjesë në maratonë

Miliona spektatorë dje e kanë shikuar vrapimin në maratonën e Nju Jorkut, ku kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra garues, që u mbajt vetëm pesë ditë pas sulmit me një makinë nga i cili u vranë tetë vetë, në pjesën e poshtme të rajonit Menhetën, transmeton REL.

Gjatë këtij aktiviteti tradicional vjetor janë vërejtur masa të shtuara të sigurisë, derisa automobilat e policisë i kanë përcjellur atletët në vrapimin e tyre prej 42.2 kilometrash.

Zyrtarët kanë vlerësuar se kanë marrë pjesë afro 50 mijë garues, ndërsa afro 2.5 milionë njerëz, kishin dalur në rrugë për ta parë këtë manifestim të madh sportiv.

Fituese në kategorinë e femrave ishte Shalane Flanagan. Kjo është hera e parë në 40 vjetët e fundit që një amerikane fiton në këtë garë.

Atleti 24 vjeçar nga Kenia, Geoffrey Kamaworor, fitoi në kategorinë e meshkujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button