Policia heton, futbollisti i vrarë gjatë kohë ka qenë i kërcënuar

Policia është duke hetuar për rastin ku futbollisti nga Aerodrumi ndërroi jetë si pasojë e sulmeve të marra. Sipas informatave të deritashme, i ndjeri, Martin Janushev për një kohë të gjatë ka qenë i kërcënuar, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të “TV Telma”, Janushev për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar, ka marrë porosi kërcënuese në telefon kurse disa nga dëshmitarët thonë se gjatë ditës së sulmit vdekjeprurës i njëjti është parë në shoqëri të sulmuesve të tij. Sërish, motivet ende janë të paqarta.

Përndryshe, rasti i futbollistit Martin Janushev u bë i njohur në opinion pasi që ai të premten, në Aerodrom u sulmua me armë zjarri nga disa persona. Pas sulmit, i ndjeri është dërguar në Klinikë ku edhe pas 40 minutave rianimin, ndërroi jetë. Në lidhje me rastin Prokuroria Publike kërkoi autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button