Nuk ke nevojë për peeling nëse bën këtë trajtim me produktet e kuzhinës

Pastrimi i thellë i lëkurës është kthyer në çështje dite për të gjitha moshat. Klinikat dermatologjike ofrojnë mundësi pa fund për këtë lloj trajtimi, por mos harro se shumë përbërës që të ndihmojnë për pastrimin e lëkurës dhe heqjen e qelizave të vdekura mund t’i sigurosh fare thjeshtë në kuzhinë, shkruan Class.

Ky lloj trajtimi ka nevojë vetëm për tre përbërës:

1 lugë çaji sheqer (sheqeri kafe është variant më i mirë)

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çaji qumësht

Përgatitja

Në një enë të vogël përzieji bashkë të tre përbërësit me njëri-tjetrin, derisa të krijohet një masë homogjene me trashësinë e pastës së dhëmbëve. Aplikoje në të gjithë fytyrën duke bërë masazh me mollëzat e gishtave për 2 – 3 minuta. Masazhi me lëvizje rrethore do të të ndihmojë të pastrosh qelizat e vdekura të lëkurës duke të siguruar një pastrim në thellësi.

Në fund, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Fshije me peshqir të pastër dhe mos harro kremin hidratant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button