“Apple”, gjigandi që nuk di të ndalet. Rekordi i ri që ka thyer…

Apple sapo ka filluar të shes telefonin e ri iPhone X i cili po pritet me padurim nga përdoruesit besnikë të kësaj marke, ndërkohë kompania më e madhe amerikane e pajisjeve elektronike ka publikuar së fundmi rezultatet financiare për tremujorin e katërt, shkruan Bota.al.

Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.

Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.

Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.

Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Watch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP