Policia arrestoi dy persona për hedhje me ngjyrë në drejtim të Qeverisë

Përveç dëmeve materiale persona të lënduar nuk ka pasur Policia e Kosovës ka reaguar pas marshit protestues “Drejtësi për Astritin”, me ç’rast edhe u gjuajt me ngjyrë drejt Qeverisë Me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë hetimore, shkruan RTV21.

Përveç dëmeve materiale persona të lënduar nuk ka pasur.

“Sot duke filluar nga ora 15:00 është mbajtur marshi protestues “Drejtësi për Astritin”, për të përfunduar më pas me fjalimet e organizatorëve të mbajtura përpara objektit të qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Përgjatë gjithë kohës sa është zhvilluar kjo ngjarje, policia ka monitoruar rrjedhën e saj si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimit policor për të mundësuar rrethana të sigurta për një protestë të qetë.Përkundër kësaj si dhe përkundër krijimit të rrethanave të përshtatshme për shprehje të pakënaqësisë për pjesëmarrësit në protestë, disa prej tyre përderisa protesta ende nuk kishte përfunduar kanë shfaqur agresivitet të theksuar dhe sjellje të dhunshme të manifestuara me hedhjen e mjeteve të forta dhe atyre me ngjyrë në drejtim të objektit të qeverisë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej në njoftim thuhet se:

”Për pasojë janë shkaktuar dëmtime të theksuara në objektin e qeverisë si thyerje xhamash dhe dëmtim dritaresh me ngjyrë.Për të neutralizuar veprime të tilla të dhunshme policia ka paralajmëruar dhe ka urdhëruar të tillët që të ndalojnë veprimet agresive, mirëpo përkundër kësaj të njëjtit kanë vazhduar duke mos i’ u bindur urdhrave të policisë si dhe duke vazhduar edhe më tej me veprime të tilla të dhunshme.Për veprime dhe sjellje të tilla, policia ka shoqëruar për në stacionin policor dy persona të dyshuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë hetimore.Përveç dëmeve materiale persona të lënduar nuk ka pasur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button