Gjykata Administrative i hodhi poshtë të gjithë paditë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve

Në Gjykatën Administrative janë mbajtur të gjitha seancat për ankesat e dorëzuara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjykata i ka hedhur poshtë të gjithë paditë, ashtu siç veproi edhe në rrethin e parëzgjedhjeve lokale 2017.

Në Gjykatën Administrative janë parashtruar 16 padi. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin të parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga lëvizja “Besa” dhe një nga Lëvizja popullore për Maqedoninë.

Paraprakisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button