​Siri, mbi 100 të vdekur nga shpërthimi në një kamp refugjatësh

Mbi njëqind persona e humbën jetën gjatë shpërthimit të një automobili-bombë në kampin e refugjatëve në bregun lindor të lumit Eufrat, në paralagjen veriore të qytetit sirian Deir ez-Zor, lajmëruan mediuemt siriane.
Sipas burimeve të njejta, numri më i madh i viktimave janë gra dhe fëmijë.

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut me seli në Londër kumtoi se sulmi ishte kryer nga një pjesëtar i grupit xhihadist Shteti islamik (SHI). Sipas mediumeve shtetërore siriane, xhihadisti ka hyrë me automobil-bombë në qendër të kampit, pas çka e ka aktivizuar mjetin shpërthyes të vendosur në automobil. Incidenti ka ndodhur në territorin nën kontroll të grupit kryengritës Forcat demokratike siriane, i cili mbështetet nga SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button