Reformat në gjyqësor parashohin që PSP të ndjek korrupsion të nivelit të lartë

Draft – strategjia për reforma në sektorin gjyqësor për periudhën 2017 – 2022 me plan aksionar, parashohin që Prokurorisë Speciale Publike (PSP) t’i zgjerohen kompetencat me atë që të ndjek vepra penale të nivelit të lartë të korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Kjo del nga korniza aktuale ligjore, të shkruar në ligjin për PSP, ku thuhet se kjo prokurori duhet të merret me vetëm me indiciet për vepra penale të cilat dalin nga materialet e përgjuara të ashtuquajtura “bomba”.

“Kjo vendosje organizuese e kësaj Prokurorie do të ndiqet me organizim përkatës në korniza të gjyqësorit”, sqarohet në strategji,

Në draft – strategjinë theksohet se nuk parashihet kurrfarë përgjegjësie për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga radhët e gjykatësve, pasi që kriteret për zgjedhje të gjykatësve janë pamjaftueshëm objektiv, ndërkaq vendimet e Këshillit Gjyqësor për zgjedhje të gjykatësit nuk janë sqaruar si duhet.

“Ekziston sistem që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare në lidhje me përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve”, thuhet në raportin, në të cilin rekomandojnë kritere ligjore dhe procedurë për përgjegjësi individuale dhe kolektive të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button