Ivanov për Telegrafin britanik: Mossuksesin e BE-së në Ballkan e shfrytëzojnë Kina dhe Rusia

Mossuksesin e Bashkimit Evropian në Ballkan e shfrytëzojnë Kina dhe Rusia, vlerëson presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për gazetën britanike “Telegraf”.
“Bashkimi Evropian e lë derën hapur për ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, për shkak të mossuksesit të saj absolut të angazhohen dhe të investojnë në rajon. Deri para ca kohësh, nuk pamë investim rus në Maqedoni. Por, siç tërhiqet Evropa, gjegjësisht nuk u qëndron mbrapa premtimeve të saja se Ballkani do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kjo është si thirrje e BE-së deri te të tjerët të vijnë dhe ta plotësojnë këtë hapësirë”, thotë Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, siç transmeton gazeta, ka deklaruar se BE është e ngujuar në mënyrën e të menduarit prej shekullit 20 dhe pengesat e brendshme të vogla, me ç’rast nuk ka mundësi të ballafaqohet me sfidat e ditëve të sotme, duke i përfshirë migrimet masovike dhe krimin digjital transnacional.
Ivanov e thekson edhe mossuksesin e Evropës që investimet t’i rikahëzojë në investime në korridorin infrastrukturor lindje-perëndim i cili i lidh detin Adriatik dhe Detin e Zi si shembull për shkurtpamësinë e BE-së, siç u fokusua në korridorin veri-jug i cili i lidh Greqinë dhe Serbinë.
“Tani jemi në situatë në të cilën i shfrytëzojmë paratë kineze dhe kreditë për ndërtimin e korridorit evropian i cili kalon përmes territorit të Maqedonisë. Ky është paradoksi. Kjo është ajo në të cilën mendoj kur flas se Evropa po tërhiqet. Kjo është si thirrje për Kinën”, vlerëson Ivanov.
Gazeta e analizon edhe gjendjen në Maqedoni përmes prizmës së integrimeve të saj evropiane dhe euroatlantike, kontestin me emrin dhe marrëdhëniet e BE-së dhe Kinës dhe Rusisë.
“Qëllimi i Maqedonisë t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s për momentin është i bllokuar nga Greqia, e cila ju vendosi veto bisedimeve për anëtarësim për shkak të kontestit shumëvjeçar rreth të drejtës së Ish-Republikës Jugosllave të emrit që e mban edhe rajoni në Greqinë Veriore”, konstaton gazeta.
Ivanov, siç transmeton “Telegrafi” britanik, theksoi se bllokimi i vazhdueshëm i Greqisë për hyrjen e Maqedonisë në NATO, ose fillimin e negociatave për inkuadrim ndaj BE-së, e la vendin në pasiguri gjeopolitike, që e karakterizon qasjen e izoluar të Evropës ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet kontinenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button