Hennessey Venom F5 cilësohet si makina më e shpejtë në botë (VIDEO)

“Hennessey Venom F5”, e cilësuar si makina më e shpejt në botë u prezantua ditën e djeshme në Panairin e SEMA.

Marka teksane do të prodhojë vetëm 24 ekzemplarë të kësaj makine, pritet të kalojë barrierën e 483 km/h, me një çmim prej rreth 1.5 milionë eurosh.

Paraardhësja “Venom GT” arrin shpejtësinë 435 km/h falë shasisë së lehtë “Lotus Exige” dhe motorit “V8 Chevrolet”. “Hennessey” thotë se, “Venom F5” arrin nga 0-300 km/h më shpejt sesa makinat e “Formulës 1” (më pak se 10 sekonda). Aktualisht, rekordin zyrtar për shpejtësinë më të lartë të arritur e mban “Bugatti”, me makinën “Veyron Super Sport”, që ka kapur plot 431.07 km/h. Ndërsa “Hennessey Venom GT” mban rekordin jozyrtar me 435 km/h.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button