Sa ka kushtuar klipi më i fundit i Era Istrefit? Për siguri, uluni diku para se ta mësoni shifrën

Era Istrefi ka thyer një tjetër rekord në Shqipëri. Tashmë ajo mban vendin e parë si këngëtarja që ka realizuar klipin më të shtrenjtë. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bon Bon” ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “No I love yous” në bashkëpunim me French Montana, i cili në vetëm pak javë nga publikimi ka arritur të marrë mbi 8 milion klikime, shkruan Class.

Kënga ka qenë padiskutim një hit, por edhe mënyra se si dy artistët kanë zgjedhur ta sjellin për publikun ka qenë shumë e veçantë. Ndonëse në pamje të parë, klipi mund të duket i thjeshtë i realizuar në studio, ku protagonistë janë vetëm Era dhe French Montana, ai ka kushtuar jashtëzakonisht shumë.

Shifrën marramendëse na e ka zbuluar menaxheri i këngëtares, Fation Shoshi në një intervistë për revistën “Story”.

“Projekti ka kushtuar 150 mijë dollarë i gjithi”, është shprehur ai.

Epo siç ndodh gjithmonë, në çdo profesion: në fillim duhet të japësh shumë, e të marrësh pak, por me kalimin e kohës, diferenca mes tyre sa vjen e zvogëlohet…për të mos ekzistuar më.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button