Ndalimi i pirjes së duhanit zgjat jetën

Studimi më i ri shkencor tregon se ndalja e pirjes së duhanit në moshë të shtyrë mund të zgjasë jetën.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “American Journal of Preventive Medicine”, ndërsa shkencëtarët thonë se asnjëherë nuk është vonë për të ndërprerë së piri duhanin, por këtë duhet bërë sa më parë.

Shkencëtarët e Institutit nacional amerikan për shëndetësi (NIH) kanë kryer studimin në të cilin morën pjesë 160.000 respondentë, me ç’rast thanë se është e mundur trefishimi i shtimit të vdekjes te 60-vjeçarët, të cilët kanë konsumuar cigare në krahasim me personat 70-vjeçar që nuk kanë pirë asnjëherë duhan.

Studimi ka zgjatur 6,4 vjet dhe gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 16 për qind e pjesëmarrësve në studim. Në mesin e të vdekurve ishin 56 për qind ish-pirës të duhanit dhe 6 për qind duhanpirës aktivë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button