Parashtrohen 16 padi në Gjykatën Administrative për rrethin e dytë të zgjedhjeve

Gjithsej 16 padi prej partive politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale janë parashtruar në Gjykatën Administrative deri sot në orën 10.

Në kumtesën e Gjykatës Administrative të nënshkruar nga kryetari i gjykatës thuhet se 11 padi janë dorëzuar nga Aleanca e Shqiptarëve, katër nga lëvizja “Besa” dhe një nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë.

Gjykata Administrative obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të tyre. KSHZ në seancë i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button