Riktehet basketbolli në Çair

Pas katër javëve në basketbollin elitar të vendit tonë, skuadra e Shkupit më në fund do të luajë ndeshjen e parë para tifozëve të vet, kur të dielën do të përballet me ekipin e Rabotniçkit në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair ndeshje kjo që luhet me fillim në ora 19:00.

Shkupi deri më tani nuk e ka shijuar fitoren, pasi që në katër përballjet e para ka shijuar po aq disfata, ndërsa dy ndeshje i luajti si nikoqire jashtë Çairit, shkaku që palestra “Shaban Tërstena” nuk i plotësonte kushtet. Por tani më kur gjithçka është në rregull, ekipi i udhëhequr nga trajneri Enver Miftari dhe dyshen amerikane, pritet që të provojë pikërisht para publikut të saj të shënojë dhe fitoren e parë në debutimin e saj në kampionatin më të mirë të basketbollit vendor. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button