Kompani të tekstilit nga Maqedonia dhe Bullgaria do t’i prezentojnë produktet e tyre

Kompanitë e tekstilit prej Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shtip do t’i prezantojnë produktet e tyre.

Bëhet fjalë për 11 brende të modës së fabrikave të Maqedonisë “Astibo”, “Feshëm Grup”, “Amor – kompani”, “Ist Komerc – Sanda”, “Kuli & Lars” dhe ato bullgare “Boda stajl”, “Vital”, “Piros”, “Bota e re”, “Marteks 2” dhe “Valena”.

Revyja e modës është në organizim të Klasterit të Maqedonisë për tekstil, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Fundjavën e modës në Shkup, transmeton MIA.

Në ngjarje do të promovohet edhe TV klipi i ri të cilin e përpunoi klasteri i Tekstilit, ndërsa i cili i tregon anët e fuqishme të industrisë së tekstilit.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes INTEREG IPA programit për bashkëpunim ndërkombëtar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button