Zaev: Deri në fund të muajit takime me ndërmjetësin Nimic

Besoj se deri në fund të nëntorit do të ndodhin takimet e para me ndërmjetësin për emrin Methju Nimic, ndoshta jo me mua, ndoshta jo edhe me ministrin  e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, por me ekipet negociuese të dy vendeve, të paktën që të shihen pozicionet dhe të bëhet hapi më tej.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Radiotelevizionin e Maqedonisë që u transmetua sot, duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë madje zyrtarisht e ka ftuar Nimicin pas zgjedhjeve lokale  të vijë në vend me ide të reja për tejkalimin e problemit me emrin.

“Për mua vjen një periudhë e zgjidhjes së problemeve dhe duhet t’i zgjidhim me urtësi, me mbrojtje ndaj shtetit dhe t’i japim të ardhme Maqedonisë. Kemi thënë se këtë çështje do ta zgjidhim së bashku me opozitën dhe me faktorët tjerë kyç në vend, presidentin, Parlamentin, Qeverinë dhe opinionin, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes, e jo të bllokimit ose anulimit të këtij problemi”, theksoi Zaev.

Besoj, theksoi se kemi moment të bukur që në përgjithësi po ndodh në rajon, sidomos në Maqedoni.

“Duhet ta shfrytëzojmë dhe të ndërtojmë miqësi me të gjithë. Mund të jetë vetëm një lehtësim i mirë me politika të urta, të ecim përpara, për shkak se shansi për hyrje në BE është punë e madhe për Maqedoninë. Kjo sjell para për qytetarët, ekonomi të mirë dhe stabilitet dhe siguri Maqedonisë dhe rajonit”, potencoi Zaev.

Në intervistë Zaev flet edhe për eurointegrimin, fillimin e negociatave me BE-në, gjendjen në rajon,…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button