Turma njerëzish para dyqaneve për të blerë iPhone X

Mijëra njerëz janë mbledhur para dyqaneve anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), me shpresën për të qenë në mesin e të parëve të cilët do të blejnë smartfonin më të ri të kompanisë Apple, iPhone X, raporton Anadolu Agency (AA).

Telefoni iPhone X sjell për të pasionuarit e këtij brendi risitë teknologjike përfshirë ekranin me rezolucion të lartë “Super Retina”, mbushjen e baterisë pa tel, dhe një kamerë të përmirësuar me 12-megapixel.

Megjithatë ndryshimi më i madh që vjen nga Apple është vendimi që në vend të butonit për hapje të pajisjes, kjo të bëhet përmes kamerës për njohje të fytyrës.

Vlerësimet e para për telefonin, në masë të madhe kanë qenë pozitive, megjithatë ka pasur skeptikë të cilët kanë vënë dyshimin nëse teknologjia për njohje të fytyrës do të mund të mbahet me ambiciet e Apple. Nga ana tjetër, një nga pengesat më të mëdha për blerësit është çmimi prej 999 dollarë për modelin me 64-gigabyte, çmim ky që shkon deri në 1,149 dollarë për modelin 256-gigabyte. Ky është çmimi më i lartë ndonjëherë për një telefon iPhone.

Disa, siç është rasti me Chris Rotella, parapëlqejnë të përdorin mundësinë e Apple për pagesë mujore, duke zëvendësuar modelin e vjetër me një të ri, sepse kështu thotë ai, paratë shtesë që do të duhet të paguaj, janë minimale. Ai shmangu pritjen e gjatë në radhë, sepse kishte bërë një porosi më herët.

Jim Hellaron, nga Cleveland, ishte i pari në radhë në orët e para të së premtes në dyqanin e Apple në Georgetown të Washington, DC. Ai kishte vendosur të qëndronte para dyqanit shumë orë para hapjes së tij. “Desha që të marr pajisjen sa më parë të jetë e mundur”, tha ai, për të shtuar se një pajisje tjetër e kishte blerë për të bijën e tij.

Analistët parashikojnë se vlera e aksioneve të Apple mund të rritet edhe më shumë, ndërsa vlera aktuale e tregut të kësaj kompanie është mbi 900 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP