Milevski me katër ndryshime ndaj Austrisë

Përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, gjenerata U21, Bllagoja Milevski sot bëri publike listën e futbollistëve me të cilët pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para eliminatore, kërkon rezultatin e parë pozitiv.

Milevski ka ftuar katër futbollistëve të rinj, të cilët për herë të parë do veshin fanellën e kësaj përfaqësuese, në mesin e  tyre është edhe kumanovari që luan te Rabotniçki, Nehar Sadiki.

“Nehar Sadiki me paraqitjet e tija në Rabotniçki, më bindi dhe me meritë është në mesin tonë, po ashtu edhe Stojanovski me lojën dhe golat e shënuar për skuadrën e tij Dugopolje”, ka thënë Milevski.

Përveq Sadikit në listën e Milevskit janë edhe pesë shqiptar tjerë, Besart Krivanjeva i FC Shkupi, Besar Iseni i Vardarit, Liridon Iljazi i KF Renova, Enur Totre i Shkëndijës dhe Remzifaik Selmani i Ujpestit.

Seanca e parë stërvitore e Maqedonisë U 21 do të zhvillohet më 8 nëntor në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Ndeshja eliminatore Maqedoni – Austri e vlefshme për “Euro2019”, luhet më 14 nëntor në Shkup. Maqedonia pas tri ndeshjeve ka vetëm 3 pikë dhe mban pozitën e fundit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button