Akcizat, NTP kërcënon me rritje e çmimeve

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup ankohet ndërsa transportuesit me kamionë në mënyrë plotësuese do të bëjnë përllogaritje se si akciza më e lartë e naftës do të ndikojë në punën e tyre. Nga kjo ndërmarrje thonë se në ditë harxhojnë rreth 25 mijë litra naftë, që do të thotë se shpenzimet e tyre në nivel vjetor do të rriten për rreth gjysmë milion euro, njofton Alsat.

“Me këtë trend të rritjes së akcizave për naftën paraqiten dy opsione për tejkalimin e implikimeve negative financiare; ose, rritjen e subvencioneve që Qyteti i Shkupit e siguron për NTP, Shkup, ose marrjen e vendimit nga Këshilli i Qytetit të Shkupit me të cilin do të rritet çmimi i transportit publik”, thuhet në kumtesën e NTP Shkupit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button