Shkup, i arrestuari para Gjykatës Supreme ka pasur mjete piroteknike dhe letër kërcënuese

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se banori i Haraçinës që dje u arrestua para Gjykatës Supreme me vete ka pasur pushkaliqe të cilat ngjanin në mjete eksplozuese. Krahas mjeteve piroteknike, po i njëjti person dje, para se të mbahet seanca për “Grupin e Kumanovës” ka dorëzuar edhe letër kërcënuese ndaj avokatëve, njofton Portalb.mk.

“Pas kontrollit është vërtetuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (pushkaliqe) dhe se është bërë ekspertizë grafologjike ku është vërtetuar se i njëjti është autor i letrës me përmbajtje kërcënuese”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas informatave të “Nova TV-së”, kjo letër kërcënuese ka qenë e dërguar deri te zyra e avokates të njërit prej të akuzuarve. Në zyrë, letrën e ka pranuar para se E.I., i arrestuari të paraqitet në Gjykatën Supreme. Nga zyra e avokatit rastin e kanë paraqitur menjëherë në MPB.

Nga MPB-ja njoftuan se pas zbardhjes së plotë të rastit, do të merret edhe aktgjykimi ndaj E.I.

LEXO: Incident para Gjykatës në Shkup (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button