Festivali “Othello” në Gostivar sjellë pesëditëshin teatror (FOTO)

Në qytetin e Gostivarit, për pesë ditë me radhë në kuadër të Festivalit Teatror “Othello” do të shfaqen shfaqje nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, njofton Portalb.mk.

Ky pesëditësh teatror do të fillojë më 9 nëntor kurse do të përfundojë me 13 nëntor.

“Do të na bëjë shumë mirë për trurin një dozë humori, pse jo një sarkazëm, ironi apo edhe një situatë dramatike. Nuk besoj tё ketë gjё mё fisnike se sa tё merresh me krijimtari artistike, dhe krejt kjo kёrkon njerёz vullnetmirё, profesionistё, kёmbёngulёs po edhe pёrkrahje. Kёtё do tё na e mundёsojnё organizatoret e Festivalit “Othello” Argjend Hasani dhe Berat Saliu si dhe bashkepunёtorë të tjerё, tё cilёt pёrherё janё tё gatshёm pёr tё kontribuar kur bёhet fjalё pёr evente tё kёsaj natyre”, tha Muzafer Etemi, selektor i festivalit.

Në Festivalin Teatror të Gostivarit “Othello”, nga Shqipëria vjen Teatri i Durrësit me shfaqjen “Njё jetё me ty” nё regji tё Erion Kames, nga Kosova vjen Teatri i Ferizajt me shfaqjen “Psikozё n’4:48” nё regji tё Fatos Berishёs dhe Prishtina – Art Polis, me shfaqjen “Copё copё” nё regji tё Zana Hoxha Krasniqit kurse nga Maqedonia janë Teatri Shqiptar Shkup me shfaqjen “Darka e thërrimeve” nё regji tё Qёndrim Rijanit dhe Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Mёsimi” nё regji tё Ilirjan Himajt.

Hyrja është e lirë.

09.11

10.11

11.1112.11

13 nentor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button