Filma dokumentarë ndërkombëtarë në përzgjedhjen e “Dokufestit” në Kinematografinë e Maqedonisë

Prej 4 deri 7 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, do të fillojë programi filmik i festivalit “Desonanc” në Kinematografinë e Maqedonisë, të përzgjedhur posaçërisht nga festivali ndërkombëtar i dokumentarit “Dokufest”, njofton Portalb.mk.

Me 4 nëntor, e shtunë, do të shfaqet filmi dokumentar ”Toni Konrad: Gjithçka për të tashmen” që i përkushtohet jetës dhe karrierës së Toni Konrad- artist, muzikant, regjizor dhe pioner i filmit eksperimental që së bashku me bashkëkohorët e tij Lemont Jang dhe Xhon Kej e inspirojnë krijimin e kulteve “Velvet Underground”.

Duke përdorur video private të Toni Konrad dhe të bashkëpunëtorëve të tij gjatë njëzet e dy viteve, si dhe material nga filmat e tij, ky film në mënyrë inspiruese e qasjen argëtuese të Konardit drejt artit muzikor.

Selektimi i muzikave të metrazhit të shkurtër dhe dokumentet filmike do të tregohet të dielën, me 5 nëntor.

Ndryshe, “Dokufest” është festival internacional i filmit të shkurtër dokumentar që mbahet çdo vit në gusht në Prizren të Kosovës. Për herë të parë festivali është mbajtur në vitin 2002 me një grup të shokëve, ndërsa gjatë viteve u rrit në një festival kulturor tetëditor që tërheq dashamir internacional dhe rajonal të filmit. Përveç programit filmik, festivali në programin e tij përfshin edhe një numër të madh të aktiviteteve tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP