22 tërmete në 4 ditë, frikë nga vullkani në zonën turistike

Të paktën 22 tërmete kanë tronditur Tenerifen në Spanjë në vetëm katër ditë, duke ngjallur frikë se mali Teide mund të shpërtheje.

Mali Teide është pika më e larta në Spanjë, njëkohësisht një atraksion i madh turistik, me mbi 3 milionë vizitorë çdo vit, njofton Top Channel.

Lëvizjet sizmike janë regjistruar në një thellësi prej 6 deri në 8 kilometra nën nivelin e detit brenda 4 ditëve

Për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim zyrtar nga Istituti Vullkanologjik i ishujve Kanarie, që është përpjekur të qetësojë njerëzit, duke thënë se nuk ka ndonjë rrezik për shpërthim vullkani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button