Në ditën e tij të fundit në punë, punëtori i Twitter i bllokoi llogarinë presidentit amerikan

Llogaria në Twitter e presidentit amerikan, Donald Trump është “zhdukur” të enjte, por është kthyer menjëherë, kanë bërë të ditur nga kompania e rrjetit social.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një punëtor i kësaj kompanie e kishte bërë atë qëllimisht, në ditën e fundit të tij të punës aty.

Siç thuhet më tej, llogaria ishte larguar për rreth 11 minuta.

Postimet e presidentit amerikan Trump, i cili ka rreth 42 milionë ndjekës, kanë shkaktuar shpesh reagime.

Për këtë, thuhet se jo rrallëherë nga përdorues të ndryshëm është kërkuar bllokimi i llogarisë së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button