Twitter: Profili i Trumpit ishte deaktivizuar nga një punëtor

Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin Twitter (@realdonaldtrump), ishte deaktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili ishte deaktivizuar për 11 minuta e pastaj është funksionalizuar përsëri, ka njoftuar rrjeti Twitter, njofton REL.

Ata që kanë hyrë në faqen e zotit Trump për një periudhë të shkurtër e kanë parë vetëm mesazhim “shprehim keqardhje, por kjo faqe nuk ekziston”.

Kompania tha se po zhvillohen hetime të brendshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë “që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Presidenti Trump është aktiv në rrjetin Twitter, ku i ka 41.7 milionë mbështetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button