Spanjë: Prokurorët kërkojnë arrestimin e liderit të Katalonjës

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar fletarrest evropian për lideriin e përmbysur të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe katër pjesëtarë të qeverisë së tij të suspenduar, transmeton REL.

Të pesë këta politikanë nuk janë paraqitur sot në një gjykatë në Madrid, lidhur me akuza për rebelim, nxitje për revoltë dhe kqepërdorim të fondeve publike, për shkak të rolit të tyre në referendumin e kontestuar për pavarësi në këtë rajon autonom.

Avokati i zotit Pudgemont tha se atmosfera “nuk ishte e mirë” për klientin e tij që të paraqitej në gjykatë.

Më 30 tetor, Puidgemont ka shkuar në Bruksel.

Nëntë pjesëtarë të tjerë të qeverisë rajonale të suspenduar, janë paraqitur në gjykatë për tu marrë në pyetje. Prokurorët kërkuan që tetë prej tyre të mbahen në paraburgim, ndërsa personi i nëntë mund të lirohet nëse e paguan një shumë të caktuar nga gjykata.

Liderët e Katalonjës ende nuk janë akuzuar formalisht.

I mbetet gjykatës që të vendos nëse ata do të dërgohen në burg, në pritje të hetimeve, që potencialisht mund të çojnë në proces gjyqësor.

Spanja është përfshirë nga kriza e thellë politike, prej 1 tetorit, kur u mbajt referendumi për pavarësi në Katalonjë, megjithqë Gjykata Kushtetuese këtë referendum e ishte shpallur ilegal.

Prej atherë, qeveria e Spanjës e ka suspenduar autonominë e këtij rajoni, i ka shkarkuar zyrtarët dhe ka caktuar zgjedhje të reja për muajin dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button