Recetë, makarona me krem dhe kërpudha

Ndonjëherë, një pjatë i ka gjithë përbërsit e shijshëm që themi që do i përdorim më pak. Si krem pana, gjalpë, verë të bardhë dhe djathë. Ato që chef-at na nxisin t’i përdorim në recetat e tyre që të ngacmojnë hundët vetëm duke i parë. Nëse mund të kombinosh të gjithë këto përbërës në një recetë që nuk kërkon orë të tëra pjekieje në furrë, do ishte shumë mirë…

Prezantohuni me makaronat me krem dhe kërpudha, përgjigjja juaj për urinë e fortë në mbrëmjet e javës, shkruan revistaclass. 

Është një darkë e shpejtë dhe vegjetariane që mund ta përgatisësh dhe shijosh brenda gjysmë ore. Është edhe një recetë që të lejon për shumë krijimtari mbi një bazë të shijshme, kështu që mund të përdorësh gjithçka të çuditshme që ke në kuzhinë për ta bërë recetën tënde.

Shto ca barishte të freskëta, ose pak pulë nga darka e djeshme. Zëvendëso lëngun e perimeve me lëng pule. Përdor një varietet tjetër nga ai Portobello-ve!

Lista e blerjeve:

2 kg kërpudha Portobello, të prera

1 filxhan krem pana, në temperaturën e dhomës

Gjysmë filxhani lëng perimesh

1 shishe verë të bardhë

Uthull balsamike, një lugë

Djathë Parmixhano

Duke menduar që i keni një qepë dhe një hudhër, gjalpë dhe të paktën gjysmë pakoje makarona në shtëpi, por nëse nuk i keni, shtojini dhe këto në listë!

Kur të afrojë ora e darkës, 30 minuta para, mbushni një filxhan me krem për salcën dhe lëreni. Shkrini gjalpin në një tigan të madh dhe shtoni kërpudhat, 2 deri në 3 (ose 4 deri në 5, nëse dëshironi) thelpinj të shtypur hudhre dhe skuqini deri sa kërpudhat të marrin ngjyrë të kafenjtë dhe të lëshojnë aromë. Shto një sasi të mirë vere dhe mbyll sytë për të ndier aromën që kanë kërpudhat e gatuara në gjalpë ndërsa ke vënë një tenxhere me ujë për të zier.

Shto makaronat në ujin e nxehur, pastaj shto 1 të 3-ën e filxhanit verë, lëngun, kremin dhe një lugë uthull në tigan dhe lëre të avullojë për afërsisht 10 minuta. Kur të bëhen makaronat, kulloji, hidh salcën dhe shto kripë dhe piper për shije. Shërbeje në një pjatë të thellë të madhe me ca djathë parmixhano përsipër dhe ruaje pjesën e mbetur për drekën aspak të trishtueshme në zyrë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button