Ja kush janë ndotësit e ajrit në Shkup

Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor ka bërë kontrolle në terren në territorin e komunave të Shkupit, veçanërisht në Karposh, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë, njofton Portalb.mk.

Janë vërejtur shumë zjarre të djegies së mbeturinave, të cilët përveç ndotjes së ajrit, paraqesin edhe rrezik për sigurinë e qytetarëve. Ndotja vjen edhe nga karburantet që shfrytëzohen në mënyrë jopërkatëse dhe të pakontrolluar nga shtëpitë private dhe në instalimet industriale me kapacitet më të ulët, që janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.

“Aktivitetet në terren kanë treguar se nuk ka pajtueshmëri të mjaftueshme në veprimet e shtetit dhe inspektorateve lokale, gjë që krijon boshllëqe dhe mungesa të përditshme në mbulimit e numrit të pikave të nxehta ekologjike. Kjo qartë tregon se që të sigurohet mbrojtje efikase të shëndetit dhe mjedisit jetësor është i nevojshëm koordinim urgjent i inspektimeve për mjedisin hapësinor. Veçanërisht gjendja alarmante është në Shkup, ku veprojnë 3 nivele të inspektoratit (shtetëror, komunal dhe i qytetit), ndërsa rezultati është i pakënaqshëm”, deklaroi u.d. drejtori i Inspektorati Shtetëror të Ambientit Jetësor, Mirosllav Bogdanovski.

Për këtë arsye me 8 nëntor do të mbahet mbledhje koordinatore që do ta udhëheq zëvendësministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të më shumë institucioneve kompetente të ambientit jetësor në Shkup – Ministria e Mjedisit Hapësinor, Inspektorati Shtetëror, Inspektoratet e qytetit dhe komunave, si dhe të gjithë kryetarët e komunave, që e inicuan të njëjtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button